Telegrafi

“Terroriste” – kërcënohet Emira Selimi, studentja që inicioi hapjen e bibliotekës shqipe në Manastir

Studentja Emira Selimi, e cila ka nisur iniciativën e hapjes së bibliotekës së parë shqipe në qytetin e Manastirit, thotë se është kërcënuar nga një maqedonas.

Në një intervistë për “Rreze dielli”, Emira thotë se është quajtur “terroriste” dhe se mesazhet e atij personi i ka dërguar në polici, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Hapja e bibliotekës së parë shqipe në Manastir, iniciativë e studentes Emira Selimi

“Ai që ma ka dërguar këtë mesazh është maqedonas, studion gjuhën shqipe në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Kam kërkuar që emri i tij të mos publikohet pasi këtë çështje e kam dërguar në polici. Nuk do të dorëzohem aspak. Nëse dikush dëshiron të më nxisë të dorëzohem, iu them të mos e provojnë sepse do të dështojnë”, tha mes tjerash studentja Emira Selimi.

Ajo gjithashtu thekoi se nëse do të ketë kërcënime tjera, do të kërkojë ndihmë edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Emira tha se interesimi për të dhuruar libra është jashtëzakonisht i madh dhe se nuk e di numrin e saktë të tyre.

Ajo theksoi se biblioteka pritet të hapet në mesin e muajit mars./Telegrafi/