Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në Tel Aviv.
Dy persona kanë nisur të hapin zjarr në një restorant duke shkaktuar panik te klientët.
Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, madje njërin e ka zhveshur dhe prangosur pasi dyshohej se kishte eksploziv në trup.
Një prej viktimave ishte një vajzë 4-vjeçare.
Besohet se sulmi është kryer nga ekstremistë ortodoksë. /Tema/