Policia e Londrës po punon për identifikimin e tre xhihadistëve, të cilët shkaktuan terror në Londër
Të tre xhihadistët mbetën të vrarë nga policia, ndërsa njëri prej tyre mbante të veshur një bluzë të Arsenalit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Londër, ku mbetën të vrarë shtatë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Xhihadistët u futën në një rrugë këmbësorësh, në Urën e Londrës, me një furgon të bardhë dhe sulmuan këmbësorët, duke ecur me një shpejtësi rreth 80 km/orë dhe lëvizje në formë “S”.
Më pas, tre xhihadistët dolën në rrugë dhe filluan të godisnin njerëzit me thikë pranë tregut “Borough”.