Policia franceze gjeti pranë një sinagoge në Marsejë një makinë ku fshiheshin disa bombola gazi.
Sipas raportimeve të mediave lokale, makina e dyshimtë ishte parkuar pikërisht në kohën kur besimtarët hebre do të mblidheshin për të zhvilluar ritualin e përditshëm.
Por, pasi gjetën brenda mjetit 2 bombola gazi, agjentët e policisë rrethuan menjëherë zonën, përcjell TCH.
Incidenti erdhi vetëm 3 ditë pasi autoritetet arrestuan 3 gra në Paris si të lidhura drejtpërdrejtë me Shtetin Islamik. Ato kishin planifikuar të zhvillonin një sulm në kryeqytetin francez.
Në makinën e tyre, të parkuar pranë katedrales Notre Dame, policia gjeti disa bombola gazi. Franca mbetet në gjendje alarmi sa i përket kërcënimit terrorist.