Site icon Telegrafi

Terri energjetik vazhdon

Vazhdojnë edhe sot problemet e furnizimit me energji elektrike në mbarë Kosovën, për shkak se ende nuk është mundur të riaktivizohet bllokut 1 i Termocentralit “Kosova B. Zyrtarë të KEDS-it thonë se presin që gjatë ditës të rikthehet në prodhim dhe furnizimi të stabilizohet.

Termocentrali nuk është kthyer në prodhim ende edhe pse ishte paralajmëruar se do të kthehej mbrëmë, prandaj problemet e furnizimit po vazhdojnë edhe sot.
Drejtori i shërbimeve në KEK, Edmond Nulleshi, ka thënë se presin rikthimin e bllokut në punë deri në orën 14.
Edhe zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, shprehu optimizmin se sot do të stabilizohet furnizimi me energji elektrike. “Ne nga KEK jemi informua se sot pritet të kthehet njësia B1 që ishte planifikuar të kthehet të shtunën në mbrëmje edhe po shpresojmë se sot përfundimisht do të bëhet rikthimi në punë I kësaj njësie dhe gjendja me furnizim do të stabilizohet”, tha ai, raporton radio Kosova.

Shkodra, pranoi se në rastet e mungesës së pa-planifikuar të energjisë elektrike është vështirë të gjendet rryma në rajon për të importuar. Megjithatë, ai tha se nuk është përgjegjësi e KEDS importimi emergjent.

“Por është përgjegjësi e operatorit tjetër të energjisë elektrike. Sidoqoftë për shkak të disa përkufizimeve politike që I janë imponuar Kosovës, ky proces nuk ka mund të zhvillohet më herët. Por shpresojmë se me anëtarësimin e plotë të KOSTT-it në ENTSO-E, KOSTT do të vazhdojë të performojë ashtu si duhet. Në fakt është edhe mbulimi I devijimeve që ndodhin gjatë ditës, si devijimet e ditëve të fundit”, theksoi Shkodra.

Ai tha se ekipet e zyrës së tregtisë në KEDS, janë duke punuar pandërprerë për të gjetur energji elektrike në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version