Telegrafi

Terral: Qëndrimi përfundimtar i BE-së për Kosovën më 14 dhjetor

Terral në një intervistë dhënë radio stacionit “Sto Plus” nga Novi Pazari, ka thënë se, Franca nuk do të qëndrim të veçantë në rast të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por ai do të jetë qëndrim i përbashkët evropian.

Ai ka theksuar se, shteti i tij ka qenë shumë aktiv në procesin, i cili ka për qëllim sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe ka shtuar që në krye të misionit evropian në Kosovë do të vije një francez.

Ai e ka vlerësuar si të pajustifikueshme frikën e disa individëve që situata në Kosovë do të reflektohet në Sanxhak.

"Unë e njoh Kosovën shumë mirë dhe ajo absolutisht nuk ka asnjë lidhje me Sanxhakun. Të gjithë qytetarët që i kam takuar këtu më kanë thënë që janë qytetarë të Serbisë dhe se Sanxhaku është Serbi", ka theksuar Terral.