Site icon Telegrafi

Myftiu Tërnava uron qytetarët për Fitër Bajram, flet për rëndësinë e familjes e mirëqenies së shoqërisë

Pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët e fesë islame po festojnë sot festën e Fitër-Bajramit.

Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës, është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe është falur në ora 06:41.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava tha se sot është ditë feste, shpërblimi e lutjeje.

“Zoti thotë t’i gëzohemi kësaj dite duke uruar njëri tjetrin, të lutemi për shëndet e mirëqenie, humanitet e siguri”, tha ai, raporton Telegrafi.

Myftiu Tërnava po ashtu ka folur edhe për familjen. Ai tha se familja është element kyç, është baza e krijimit të një shoqërie.

“Mirëqenia e familjes nënkupton mirëqenien e shoqërisë dhe feja islame i kushton vëmendje të veçantë familjes”, tha ai.

“Familja konsiderohet si shtyllë themelore e shoqërisë….familja duhet të jetë e kompletuar:”, tha ai, duke shtuar se fëmija duhet ta dijë se kë e ka babë e nënë.

Myftiu i Kosovës po ashtu ka folur rreth dukurive shqetësuese, si vetëvrasja e vrasja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version