Site icon Telegrafi

Tërnava uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Myftiu në një konferencë për media ka pohuar se kjo është festë e çmuar dhe e shenjtë për besimtarët myslimanë, transmeton Telegrafi.

” ot, në ditën më të vlefshme të vitit, në këtë ditë të bekuar të Arafatit, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, t’ju uroj për këtë festë, e cila karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificës së kurbanit, për t’iu afruar kështu edhe më afër mëshirës së pafund të Zotit xh.sh., njëherit, të dashur qytetarë, ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë për të cilën ditë u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”, theksoi ai.

Myftiu tha se festat e myslimanëve duhet të shfrytëzohen për të sjellë gëzim dhe lumturi te personat që kanë nevojë.

“Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë gëzim dhe lumturi në zemrat e atyre që kanë nevojë duke i trajtuar të sëmurët e duke vizituar të afërmit, duke shkëmbyer urime me miq dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”,  tha mes tjerash ai.

Festa e Kurban Bajramit është ditën e diel, 16 qershor./Telegrafi/

 

Exit mobile version