Site icon Telegrafi

Tërnava uron Krishtlindjen: Festat fetare tek ne gjithmonë kanë përçuar unitet e dashuri

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar mesazh urimi ipeshkvit Dodë Gjergji me rastin e festës së Krishtlindjes.

Në mesazhin e tij Tërnava ka kuruar ipekshvin Gjergji dhe të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes duke ju uruar shëndet, mbarësi e lumturi.

“Me nderim e respekt të posaçëm, në këtë ditë të shënuar për besimtarët e krishterë, më lejoni që t’ju drejtohem me mesazh urimi e përgëzimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë, duke ju dëshiruar shëndet, mbarësi e lumturi. Festa e Kërshëndellës është moment i veçantë për besimtarët e krishterë, sepse në zanafillën e saj ka lindjen, shpresën e mbarësinë”, thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava.

Lexo po ashtu Mesha e Krishtlindjes, Dodë Gjergji bën thirrje për paqe e solidaritet

Tërnava tutje ka theksuar se festat fetare te ne, ashtu si edhe besimet tona, te populli ynë gjithherë kanë qenë momente të reflektimit, që kanë përçuar unitet, dashuri, mirëkuptim e harmoni, vlera këto të shtresuara thellë në identitetin tonë.

“Zotni Ipeshkëv, përmes jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, shkruan myftiu në mesazhin e tij drejtuar ipeshkvit. /Telegrafi/

Exit mobile version