Site icon Telegrafi

Myftiu Tërnava uron Ipeshkvin e Kosovës për Krishtlindje    

Me rastin e festës së Krishtlindjes, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i ka dërguar Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergjit, telegram urimi, në të cilin thuhet se Krishtlindja është festë që në vete simbolizon lindjen, jetën e mbarësinë, si dhe porosinë për ndërtimin e shoqërisë së ndershme e të moralshme, parime këto humane për të cilat njerëzimi ka nevojë gjithherë.

Tërnava në letrën e urimit me rastin e festës së Krishtlindjeve uron për shëndet e mbarësi.

“Zotni Ipeshkëv, festat fetare te ne gjithherë kanë qenë momente që na kanë bashkuar në të mirë, na kanë bërë më humanë, më unikë e më të dashur dhe nëpërmjet këtyre vlerave edhe kemi ndërtuar e kultivuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin, paqen e qetësinë. Zotni Ipeshkëv, nëpërmjet jush, uroj e përgëzoj edhe të gjithë praninë ndërkombëtare katolike në Kosovë. Duke ju përshëndetur, Ju dëshiroj shëndet, mbarësi e lumturi”, thuhet në telegramin e urimit të Ternavës.

Exit mobile version