Telegrafi

Tërnava pranon mesazhe urimi nga Ipeshkvi Dodë Gjergji – për Bajramin dhe fillimin e xhamisë qendrore në Prishtinë

Foto: ARKIV

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se Myftiu Naim Tërnava ka pranuar mesazhe urimi nga Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë – Prizren, z. Dodë Gjergji me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe fillimin e ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë.

Sipas BIK-ut, z. Gjergji përmes një telegram urimi, i ka uruar shëndet, mirësi dhe paqe Myftiut Naim ef. Tërnava, familjes së tij, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam.

Në këtë telegram, z. Gjergji po ashtu ka shprehur shqetësimin që besimtarët myslimanë edhe kësaj radhe për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia nuk kanë pasur mundësi që të falën nëpër xhami.

Më tutje në këtë telegram urimi, z. Gjergji ka shfrytëzuar rastin të uroj Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë.

“Fort i nderuar Kryemyfti, edhe kësaj here rrethanat e jashtëzakonshme me Covid-19, imponojnë Juve dhe besimtarëve të bashkësisë tuaj fetare, të festoni festën e Kurban Bajramit pa pasur mundësi të faleni nëpër xhami”.

“Duke ju uruar shëndet, mirësi dhe paqe Juve, familjes tuaj dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, po shfrytëzoj rastin t’ju shpreh urimet e mia për fillimin e punimeve në ndërtimin e xhamisë së re”, thuhet ndër të tjera në telegram urimin e Ipeshkvit të Dioqezës Prishtinë – Prizren, z. Dodë Gjergji. /Telegrafi/