Dita e sotme pritet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave, me temperatura që do të arrijnë 42 gradë C, në disa zona, kryesisht Elbasan dhe Berat.
Moti do të jetë kryesisht me kthjellime në të gjithë territorin e vendit dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20 gradë Cesius deri në 41- 42 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 – 3 ballë në det të hapur. /Telegrafi/