Site icon Telegrafi

Termokosi vazhdon ngrohjen edhe disa ditë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Termokosi do të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë.

I pari i Prishtinës ka pohuar se Termokosi kishte përfunduar sezonin e ngrohjes më 15 prill, por që qytetarët kanë kërkuar të vazhdohet me ngrohjen, transmeton Telegrafi.

“Termokosi e përfundon sezonin e ngrohjes me 15 Prill, gjë që ka ndodhur dje.  Me kërkesë të shumë qytetarëve, kam kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave, posaçërisht gjatë natës.
Ngrohja rifillon prapë nesër pasdite, e premte. Shënim: ngrohja nuk lëshohet e ndalet me një pullë dhe brenda pak minutave. Na duhet 24 orë për të rifilluar. Të shtunën do të jetë 25 gradë gjatë ditës prandaj do të jetë ngrohtë edhe me ngrohje por prej të dielës prapë kemi temperatura më të ulta. Po shpresoj se nuk do të kemi shumë ankesa të shtunën se është shumë nxehtë e duhet me ndal ngrohjen. Me juve e për juve”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Exit mobile version