Telegrafi

Termokosi mund ti humb donacionet

Menaxhmenti i Termokos-it bëri të ditur se i është vështirësuar puna si pasojë e bllokimit të kontove bankare nga ATK-ja.

Drejtoresha Fëllënza Pula tha se si pasojë e kësaj gjendjeje, ngrohtorja rrezikon të humb investimet nga donatorët e huaj. “ Ne jemi komplet të bllokuar, kemi pas të paguajmë subvencionet të cilat i janë ndarë kontraktorit të mazutit. Po ashtu të gjitha projektet të cilat janë të mbështetura nga buxheti i konsoliduar i Kosovës totalisht janë mbyll. Dje kanë telefonuar donatorët gjermanë nuk po mund ta kuptojnë se si është e mundur që një investim kapital mbi 33 milionë euro të vijë në pikëpyetje”, tha Pula, raporton Radio Kosova.

Kryetari OEK-ut, Safet Gërxhaliu, gjatë një vizite që i ka bërë kësaj ndërmarrje të premten, e ka vlerëson të padrejtë vendimin e Administratës Tatimore të Kosovës. “Për atë që është bllokuar xhirollogaria e kontos që ka të bëjë me borxhet e vitit 2002-2005 nuk e besoj se i takon barra atij që nuk ka qenë në udhëheqje të Termokosit”, tha ai.

ATK-ja bllokoi kontot e Termokos-it për shkak të kontrollit financiar të cilin e ka ushtruar ATK-ja për periudhën 2002-2009. /Telegrafi/