Site icon Telegrafi

Termokos përpiqet për të rikthyer ngrohjen në Dardani e Qendër

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos” Naser Canolli ka vizituar në mëngjes punimet, që po zhvillohen në lagjen “Dardania” për të sanuar rrjedhjen, që është paraqitur në gypin magjistral.

Canolli u ka ofruar atyre mbështetjen e nevojshme, që punimet të kryhen sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të rikthehet ngrohja edhe për lagjet “Dardania” dhe “Qendër”.

Ekipet në teren janë duke vazhduar punimet që kanë filluar mbrëmë dhe janë zhvilluar deri në orët e vona të natës për të sanuar rrjedhjen në gypin magjistral, që furnizon me ngrohje lagjet “Dardania” dhe “Qendër”. /Telegrafi/

Exit mobile version