Pas ngritjes së temperaturave, ndërmarrja Termokos ka marrë vendim për të përmbyllur sezonin e ngrohjes, tetë ditë pasi kishte vendosur të vazhdojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët për shkak të rënies së temperaturave.
“Sapo kemi përmbyllur është një nga sezonet ngrohëse më të suksesshme deri më tani, kur për më shumë se 6 muaj me radhë kemi ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore pa asnjë ditë ndërprerje për mbi 13 mijë konsumatorë”, thuhet në komunikatën për media.
Termokos zotohet se do të vazhdojë me realizimin e projektit për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, si dhe projekte tjera që janë në proces, falë kontributit të pakursyer të donatorëve.
Ndryshe, sezoni i ngrohjes për konsumatorët e Termokosit përfundon zakonisht më 15 prill. /Telegrafi/