Telegrafi

Termokos, kritika KEK për ndaljen e rrymës

“Kësisoj, vetëm gjatë 24 orëshit të kaluar, nga problemet e shkaktuara prej ndëprerjeve të rrymës elektrike, sipas shënimeve të Departamentit të Prodhimit, në ora 16:15 ka pasur luhatje të tensionit elektrik, ku si pasojë kaldajat kanë dalë prej prodhimit; në ora 16:50 deri 17:15 poashtu ndërprerje totale të rrymës elektrike si dhe në ora 17:50 sërish luhatje të tensionit elektrike”, thuhet në njoftimin e leshuar nga zyra për media e “Termokosit”.

Zyrtarët e ngrohtorës së kryeqytetit, kanë thën se e njejta vlen edhe për pajisjet të cilat e bartin energjinë deri te konsumatori, pra gypat e ngrohjes qendrore, në të cilën shkaktohen goditje hidraulike, e që përcillen me defekte në sistem dhe mungesë të furnizimit me ngrohje, për lagje të caktuara të qytetit.

“Të gjitha këto dëme, ndikojnë pos problemeve me konsumatorë, edhe në probleme tjera teknike, me kosto të lartë financiare, të cilat duhet të riparohen përmes servisimit jashtë Kosovës”, kanë pohuara zyrtarët e “Termokosit”./telegrafi/