Telegrafi

Termokos kërkon ngritje të çmimit

Zyrtarë të Termokosit, treguan se kërkesa u bë pas vështirësive të ndërmarrjes dhe shtrenjtimit të mazutit deri në 50 për qind.

Sipas tyre qeveria i ka premtuar mbi një milion euro ndihmë për vitin 2011 derisa komuna e Prishtinës nuk ju ka dhënë asgjë dhe për këtë arsye zgjidhja është menduar tek shtrenjtimi i çmimit.

Në zyrën e rregullatorit ndërkaq thanë se kërkesa e Termokosit ende nuk është shqyrtuar.
Derisa Termokos e sheh si të domosdoshme rritjen e çmimit qytetarët thonë se një gjë e tillë nuk bën të ndodhë ngase edhe çmimet e tanishme janë të larta.

Aktualisht 89 euro centë paguajnë prishtinasit pa TVSH për një metër katror për ngrohje. /Telegrafi/