Telegrafi

“Termokos” fillon aksionin e shkyçjes së borxhlinjëve

Në një njoftim zyrtar të kompanisë thuhet se, pas vërejtjeve të njëpasnjëshme të cilat u janë adresuar Grand Hotel-it, QKUK-së, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Departamentit të Arsimit të Kuvendit Komunal, menaxhmenti i ri i "Termokos"-it, do të filloj me aksionin e shkyçjes në këto institucione.

"Aksioni është bazuar në vendimin e lëshuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shkyçje kolektive".

Ndryshe borxhi i Hotelit "Grand", që përfshin periudhën tetor 2006 – mars 2008 kap shumën prej 115 mijë eurosh, ai i QKUK-së që përfshin periudhën dhjetor 1999- dhjetor 2003, llogaritet të jetë afër 850 mijë euro. Rreth 367 mijë euro është borxhi i MASHT-it ( borxhet e papaguara nga Fakultetet, Konviktet, Menza e studentëve, etj), për periudhën dhjetor 1999 – shkurt 2008. Ndërsa Departamenti i Arsimit përfshirë borxhet e papguara nga Shkollat Follore dhe çerdhet e fëmijëve për periudhën dhjetor 1999 – shkurt 2008 kap shumën mbi 43 mijë euro. /Telegrafi/