Ata që e duan Shpat Dedën, Asgjë Sikur Diellin, Edona Vatocin, Blerta Kosovën, grupin Oborri, Genc Salihun, Gipsy Groove e emra të tjerë, nuk duhet të mungojnë në këtë koncert në Termokiss, në “Krejt ka Pak”.
Termokiss, një hapësirë tjetër kulturore në kryeqytet, do të organizojë një koncert për të rritur fonde të cilat më pas do të investohen në ngjarjet tjera që mbahen në këtë hapësirë.
Me datë 7 tetor, me fillim në ora 20:00, në këtë koncert hyrja do të jetë 2 euro e më shumë.
“Na, si Komuniteti Termokiss, refuzojmë mu pajtuar me numrin e vogël të mundësive që e tashmja është tu na i ofruar, edhe po bëjmë diçka që me e nisë ndryshimin. Gjithmonë kemi me zgjedhë me qenë ‘naivë’ (nëse e kundërta është apatia) e me shpresuar që ajo që e bëjmë ka me ndihmuar për një të ardhme të hapur, bashkëpunuese e frytdhënëse për njerëzit” thuhet mes tjerash në një njoftim nga Termokiss mbi këtë koncert.