Telegrafi

Termocentrali Kosova e Re, asnjë përfitim vendi

Ai tha se përfitime do të ketë vetëm investitori, ndërkaq gjatë 40 vjetësh do të shterrojnë të gjitha burimet e linjitit. 

Ministrja e energjisë dhe minierave, Justina Shiroka-Pula, tha se ende nuk është marrë asnjë vendim, por të gjitha opsionet janë në shqyrtim e sipër.

Këto deklarata u thanë në një debat që “Forumi 2015” organizoi sot në Prishtinë, ku diskutua rreth interesit kombëtar për realizimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, i cili vlerësohet se do të avancojë pozitën e përgjithshme të ekonomisë kosovare dhe posaçërisht atë të energjetikës.

Përgjithësisht anëtarët e Forumit 2015, kritikuan të gjithë sërish skenarët për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Kosovë. /telegrafi/