Telegrafi

Termocentrali Kosova A drejt mbylljes

Në Kosovë, autoritetet thanë sot se këtë vit do të fillojë procesi i mbylljes së njërit nga dy termocentralet e vendit, i cili për shkak të teknologjisë së vjetëruar është shndërruar ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit.

Por, mbyllja e këtij termocentrali duhet të ndodhë krahas ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike mungesa e së cilës vazhdon të jetë një nga pengesat e rimëkëmbjes ekonomike të vendit. /VoA/