Telegrafi

Tërmkolli: Teuta Rugovën po e sulmojnë ata që në emër të LDK-së po bëjnë plane me Sorosin si ta fundosin Kosovën dhe LDK-në

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, i ka dalë në mbrojtje deputetes nga partia e saj, Teuta Rugovës, e cila sot ka marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të cilën e ka bojkotuar partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Tërmkolli, përmes një reagimi, ka thënë se deputeten Teuta Rugova po e sulmojnë “Ata që e lënë LDK-në pa kryetar funksional në kohën e krizës më të madhe në vend, duke i bërë shërbimin më të mirë interesave të të tjerëve?! Ata që bëjnë plane me A. Sorosin, në emër të LDK-së, si ta fundosin Kosovën dhe LDK-në?!”

Reagimi i plotë i Tërmkollit:

“Kush po flet kundër deputetes, Teuta Rugova!

Ata që LDK-në e bënë nga parti Rugoviane, në “Riinvest” ?!

Ata që në ҁfarëdo mënyre i shërbejnë “ditë e natë”, interesave të PDK-së ?!

Ata që e lënë LDK-në pa kryetar funksional në kohën e krizës më të madhe në vend, duke i bërë shërbimin më të mirë interesave të të tjerëve?!

Ata që bëjnë plane me A. Sorosin, në emër të LDK-së, si ta fundosin Kosovën dhe LDK-në?!

Ata që janë katapultuar në postet më të larta në LDK, me emrin e Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës (dhe babai i Teutës), duke larguar nga LDK njerëzit më të fuqishëm të saj dhe të Kosovës ?!

Ata që e kandiduan Teutën për deputete, për përfitime të veta personale, për të (keq) përdorur familjen Rugova ?!

Ata që edhe sot, si opozitë, në marrëveshje me Presidentin Thaҁi, arrijnë ta bëjnë Zv.Guvernator të BQK, njërin nga “Riinvesti” (z. Sokol Havollin) ?!

Ata, që duke mos mundur ta largojnë nga politika Presidentin Rugova, në të gjallë të tij, e godisnin me thikë fotografinë e tij?!

Mos, more!

Ju lutem, së paku heshtni!”, ka shkruar Tërmkolli. /Telegrafi/