Telegrafi

Tërmkolli: Me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” ra e djathta kombëtare në Kosovë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar sërish pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut kryetar i kësaj partie dhe krijimit të organeve udhëheqëse të saj, në të cilat ajo nuk është përfshirë.

Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook, tha se “e djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!”

“Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!

Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!

Bravo Vjosa Osmani & Co!

Bravo akademikë të LDK-së!

U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!

Këtu jemi!”, ka shkruar Tërmkolli.

Pakënaqësinë e saj me zdhedhjen e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, Tërmkoilli e ka shprehur menjëherë pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor më 14 mars, kur kishte cituar vargje nga poema ‘Metamorfoza’ të  Gjergj Fishtës “T’a dijë Shqypnija, prá, e sheklli mbarë, se ma mbas sodit, un s’jam shqyptar”. /Telegrafi/