Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli, shprehi kritika ndaj mënyrës si është zhvilluar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.
në emisionin “Fakt Plus” AJO u shpreh se dialogu i deritanishëm në mes këtyre dy shteteve ka pasur vetëm një rezultat – ai që Çdo ditë e më shumë po e dërgon Serbinë drejt Bashkimit Evropian.
Tërmkolli në këtë emision shtoi se Kosova nuk duhet të shkojë në bisedime ku marrëveshjet e tyre janë false, duke aluduar se me këtë dialog nuk po arrihet ndonjë traktat i paqes por disa marrëveshje që nuk po gjejnë zbatim në praktikë.
Ajo kritikoi edhe fillimin e dialogut pa kërkimfaljen e Serbisë, gjë të cilën tha se duhet ta bëjë sa më parë.
Sipassaj, Serbia duhet ta pranojë që ka bërë gjenocid në Kosovë, duke thënë se të gjitha tokat që Serbia i ka marrë që nga Toplica e të gjitha pjesët e tjera të marra nga shqiptarët duhet të kthehen.
Përndryshe ajo shton nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me marrëveshje që i quan false. / Gazeta Tribuna/