Site icon Telegrafi

Tërmkolli në protestën e Berishës: Vuçiq kritikon Millosheviçin që nuk i shfarosi shqiptarët

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike Melihate Termkolli, mori pjesë në protestën e sotme të organizuar nga Sali Berisha kundër Ballkanit të Hapur, takimi i radhës i të cilit mbahet sot e nesër në Tiranë.

“Ballkani i Hapur do të thotë një Jugosllavi e re. Është përpjekja e fundit e Vuçiqit që të realizojnë planet e tij. Por kjo nuk do të ndodhë, për këtë është kalaja Kosovë”, tha Termkolli.

“Vuçiç është ndër kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit, e kritikon se nuk përfundoi gjenocidin kundër shqiptarëve, sepse nuk i hodhi në det shqiptarët e të merrte Kosovën”, deklaroi tutje Tërmkolli, njofton A2 Cnn.

Ajo tha gjithashtu se në Kosovë ka zëra të disa mbështetësve të George Soros, që vendi mund ta pranojë Ballkanin e Hapur, nëse Serbia e njeh Kosovën, por ajo tha se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

“Edi Rama bën mirë ta shpallë nul këtë pakt, nuk e duron Kosova, nuk e durojnë shqiptarët. Amerika është me popullin shqiptar, ndërsa shqiptarët janë me Sali Berishën. Shqiptaria ka dy liderë dhe prijës historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe Dr. Sali Berisha”, tha ajo.

Exit mobile version