Site icon Telegrafi

Tërmkolli: Në momente historike për vendin tonë, Haradinaj dhe Osmani a po i ndihmojnë Vuçiqit?

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas paralajmërimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës në rast se në marrëveshje do të jetë edhe Ujmani.

Tërmkolli tha se në këto momente historike me veprimet e tyre a po i ndihmojnë Vuçiqit?

“Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuçiqit!”.

Ndryshe, Haradinaj, i ka bërë thirrje Hotit, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pasi sipas tij, aty përfshihet edhe Liqeni i Ujmanit.

Haradinaj ka thënë se nëse marrëveshja nënshkruhet sot, më 4 shtator, dhe ka çështjen e Ujmanit në të, ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që është pjesë e koalicionit qeverisës – nuk do ta përkrahin, njofton Telegrafi.

Exit mobile version