Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tërmkolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nëse një gjë e tillë diskutohet në dialog atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë kthimin e territoreve deri në Nish.
Postimi i plotë i Tërmkollit:
“Pse sharllatanët e politikës marrin guximin e flasin për ndarje të Kosovës dhe gjëja “shkëmbim “ të territoreve, pse ia kthejnë vetes tytën e pushkës, duke ditur që kjo tezë, sot, i levërdis vetëm Serbisë. E nëse dikujt iu ka mbushur mendja për ndonjë bisedë për territore, atëherë ka veҁ një zgjidhje: kthimi i pronave të shqiptarëve, të uzurpuara dhe të aneksuara nga Serbia, deri në Nish!
Këtë duhet ta dinë edhe Hashimat, edhe Edi Ramat, edhe Vuҁiqat! Prandaj, rrini urtë! Jemi në vendin tonë, në shtetin tonë, të njohur nderkombëtarisht nga shumica e shteteve të Evropës e botës. Kosova është e pandarë, nga brenda e nga jashtë!”, ka shkruar Tërmkolli. /Telegrafi/