Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli e ka quajtur të “coftë” deklaratën e Kuvendit të Kosovës, ku dënohet sulmi i mbrëmshëm.
“Nuk keni pas nevojë me u taku e me lëshu deklaratë që edhe për fëmijë do të ishte qesharake”, tha Tërmkolli.
Ndryshe, partitë opozitare theksuan se nuk janë konsultuar fare në draftimin e kësaj deklarate. /Telegrafi/