Telegrafi

Terminali i aeroportit i bëhet shtëpi

Hiroshi Nohara ka vendosur ta bëj Terminalin 1 të Aeroportit Ndërkombëtar “Benito Juarez” shtëpinë e tij të re, raporton gazeta Daily Mail.

Ai ka mbijetuar nga donacionet e restoranteve të ushqimit të shpejt dhe udhëtarëve prandaj po bën një jetë të ngjashme me karakterin e Tom Hanksin në filmin e njohur “The Terminal”.

Ai është bërë një lloj personaliteti i famshëm, pasi që televizionet pothuajse përditë raportojnë për të. Turistët ndalojnë të dalin në fotografi me të apo të marrin ndonjë autograf.

Zotëriu Nohara, nga kryeqyteti japonez Tokyo, ka udhëtuar në Meksikë me një vizë turistike, por kurrë nuk është larguar prej aeroportit. Ai ka thënë se nuk kishte qëllim për të qëndruar më gjatë por edhe se nuk e di sa gjatë do të qëndrojë.

"Se kuptoj pse jam këtu", i ka thënë një stacioni televiziv. “Nuk kam ndonjë arsye. Jeta ime është Terminal 2".

"Ai është një njeri i qetë, një njeri i mirë", ka thënë Silvia Navarrete del Toro, një pastruese e aeroportit. "Ai rri ulur dhe ha tërë ditën".

Autoritetet kanë thënë se nuk mund të bëjnë gjë që ta shtyjnë Noharan të largohet derisa viza e tij turistike të skadojë në muajin mars të vitit të ardhshëm.