Telegrafi

Terminali doganor i Kosovës në Durrës, Minxhozi: Shqipëria e ka gati hapësirën, pjesa tjetër i mbetet palës kosovare

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka theksuar autoritetet e Shqipërisë e kanë bërë gati hapësirën për terminalin doganor të Kosovës, në Durrës.

Ai në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se janë të gatshëm dhe kanë ofruar gjithçka për palën kosovare për ta marrë në shërbim të tyre, këtë ambient.

“Pritet që tash të reagoj pala kosovare. Besoj pas vitit të ri, do ta kemi një lajm të mirë, sepse ne kemi krijuar gjithë infrastrukturën që Kosova ta ketë atë, tash pala kosovare duhet të ndërmerr veprimet për ta funksionalizuar terminalin”, ka shtuar Minxhozi.

Sipas tij, bashkëpunimi në mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka ndikim të madh, por se sipas tij, ata po nxisin që të ketë edhe bashkëpunim më të madh jashtë-institucional – jashtë qeveritar. /Telegrafi/