Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ.
Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit, tha botuesi, transmeton Telegrafi.
Drejtori menaxhues i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.
“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shpejt po aq i përhapur dhe i ngulitur në jetën tonë sa emaili, transmetimi ose çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tani e përditshme”, deklaroi ai. /Telegrafi/