Telegrafi

Tërmeti vdekjeprurës në Greqi dhe Turqi, publikohen pamjet e dëmit dhe të tmerrit të përjetuar nga banorët (Foto/Video)

Dy të vdekur dhe mbi 100 të lënduar është bilanci i një tërmeti të fuqishëm që ka goditur ishujt grekë dhe bregdetin turk në Egje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tërmet prej 6,7 shkallës të Rihterit, me epiqendër dhjetë kilometra në jug të qytetit Bodrum të Turqisë.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë dëmet e shkaktuara, si dhe tmerrin që kanë përjetuar qytetarët, shumica prej tyre duke e kaluar natën jashtë banesave të tyre.

Bëhet e ditur se tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Turqinë viteve të fundit, ka qenë ai i vitit 1999, i cili ka lënë të vrarë rreth 17,000 njerëz. /Telegrafi/