Site icon Telegrafi

Tërmeti ua prish pushimet David dhe Victoria Beckhamit, familja largohen me shpejtësi nga ishulli Bali

Familja Beckham janë gjithmonë në fokus dhe ndjekje të mediave.

Së fundmi, flitet se ata kanë shpëtuar mirë nga një zonë tërmetesh vrasëse, ku po kalonin pushime të mrekullueshme.

Një tërmet me magnitudë 6.9 shkatërroi ishullin fqinj të Lombokut, ndërsa shkaktoi dridhje të mëdha në Bali, vendi ku familja po kalonin pushimet.

Ky tërmet ka lënë të paktën 321 të lënduar, ndërsa mijëra persona u larguan të dielën nga ishulli.

David dhe Victoria Beckham ndodheshin 60 kilometra larg nga Bala në momentin kur ndodhi ky tërmet i fuqishëm.

Së bashku me fëmijët e tyre: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, ata u larguan menjëherë, dhe tani i kanë zhvendosur pushimet e tyre në ishullin ekzotik Sumba, 450 milje nga epiqendra e fatkeqësive.

Ata po qëndrojnë në një nga resortet më luksoze të këtij vendi, nata në të cilin sillet rreth 5000 funte. /Telegrafi/

Exit mobile version