Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen edhe të 200 mijë eurove për shtetin e Shqipërisë, si ndihmë pas tërmetit që ndodhi nëntorin e vitit të kaluar.
Zotimin për ndarjen e këtyre mjeteve e kishte bërë të ditur edhe në Bruksel, ministri i Financave, Besnik Bislimi i cili e kishte përfaqësuar Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për procesin e rindërtimit.
Kujtojmë se menjëherë pas tërmetit, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro. /Telegrafi/