Site icon Telegrafi

Tërmeti të shtunën në Kinë, pamje që tregojnë dridhjet dhe panikun që shkaktoi edhe te disa kafshë

Një tërmet i fortë është regjistruar në Kinë të shtunën në orën 1:45 me orën lokale.

Qendra e matjes së intensitetit të tërmetit (EMSC) raportoi se tërmeti ishte 6.3 i shkallës Rihter.

Epiqendra ishte në provincën veriore të Qinghai dhe në një thellësi prej 10 kilometrash, siç kanë bërë të ditur mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Banorët e kryeqytetit të provincës, Xining, thanë se ndjenë një tërmet të fortë në orët e vona të natës.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë dridhjet si dhe reagimin në panik të disa kafshëve. /Telegrafi/

Exit mobile version