Sizmiologu Rexhep Koçi thotë se tërmeti me magnitudë 6.4 ka zgjatur 30 sekonda dhe konsiderohet më i forti që prej vitit 1979.
Në një lidhje për Ora News, ai i bëri apel qytetarëve që të mos qëndrojnë në banesat e dëmtuara.
“Ngjarja kryesore është regjistruar 3:56 minuta. E lokalizuar në veri të qytetit të Durrësit dhe 6 km nga fshati Hamallaj. Është vlerësuar me magnitudë 6.3 dhe me intensitet 8-9 ballë. Tërmeti ka zgjatur rreth 30 sekonda. Çdo ngjarje sizmike shoqërohet me paragoditje dhe pas goditje. Janë regjistruar mbi 100 tërmete. Ky tërmet klasifikohet i fortë, por jo sa ai i 15 prillit 1979. Më tepër kujdes duhet të tregojnë ata qytetarë, banesat e të cilëve janë të dëmtuara. Ata duhet të qëndrojnë larg këtyre banesave”, tha Koçi.
Dridhje të tokës janë ndjerë sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në Kosovë.
Sipas të dhënave jo zyrtare thuhet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë të rihterit ishte në Durrës. /Ora News/