Kryeministri i vendit Edi Rama në një intervstë për emisionin “Real Story” nga Durrësi, ka treguar të gjithë masat që po ndërmerr qeveria për të tejkaluar këtë situatë tragjike, e cila la pas mbi 30 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur.
Rama tha se banesat e reja i kanë qëndruar lëkundjeve të forta. Ndërsa i pyetur se ku është qeveria me bilancin e banesave të dëmtuara, kryeministri Edi Rama theksoi se nuk është bërë ende një përllogaritje e tillë, por shtoi se vëmendje ka qenë tek përllogaritjen dhe shpëtimi i njerëzve. Ai theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ka shkaktuar dëme në Laç, ku dhjetëra banesa janë shkatërruar.
“Kemi pasur mijëra forca të përqendruar tek jetët e njerëzve. Fillohet me njerëzit, ata janë më të rëndësishëm. Janë ato që duhen shpëtuar. Nuk fillon askund nga lapsi dhe inventari. Sot është lapsi për familjet që duhet të strehohen. Tërmeti ka shkaktuar një tjetër dëm të madh në Lac, ka lënë aty dhjetëra familje janë pa strehë. Ka njerëz që nuk duan të hyjnë në hotel, të futen nën tavane”, ka thënë Edi Rama. /bw/