Site icon Telegrafi

Tërmeti sot në Itali, momentet e panikut në një studio televizive (Video)

Një tërmet në paraditen e sotme në Itali, dridhjet e të cilit janë ndier edhe në kryeqytetin Romë, ka bërë që shtëpitë dhe zyrat e banorëve të pësojnë dridhje.

Megjithatë, për fat të mirë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kishte pasur ndonjë viktimë, të lënduar e as dëme materiale.

Megjithatë, një video e publikuar në mediat e huaja, tregon momentet e frikës që kanë përjetuar gazetarët dhe të pranishmit në studion e një televizioni italian.

Në televizionin italian La7, prezantuesja ndërpret programin nga frika se dritat e ndriçimit do të binin mbi ta. /Telegrafi/

Exit mobile version