Telegrafi

Tërmeti shkund Tiranën

Një termet me magnitudë 3.6 ballë është ndjerë ditën e sotme në kryeqytet.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti është regjistruar në orën 16:15 minuta.

Epiqendra e tërmetit është 17 kilometra në verilindje të Tiranës, transmeton tch.

Nuk ka njoftim për dëme materiale.