Aktori i njohur, Cagdas Cankaya, dhe gruaja e tij, Zilan Tigris, kanë humbur jetën në tërmetin shkatërrues që ka goditur së fundmi Turqinë dhe Sirinë.
Cankaya, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur “Kurulus Osman”, u konfirmua se vdiq nën rrënojat nga tërmeti shkatërrues.
Ekipi i serialit shprehu dhimbjen për humbjen e Cankaya dhe bashkëshortes së tij, duke u shprehur ngushëllime po ashtu familjeve të tyre dhe të gjithë të prekurve nga tragjedia.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Cagdas Cankaya, një aktor i vlefshëm i serialit tonë Kurulus Osman dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris në fatkeqësinë e tërmetit që na lëndoi thellë të gjithëve”.
“Zoti e mëshiroftë aktorin tonë të çmuar Cagdas Cankaya, bashkëshorten e tij dhe të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet dhe shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e tyre. U prehtë në paqe”, thuhet më tej në postim.
Me numrin e të vdekurve që ka shkuar pothuajse në 40 mijë, humbja e aktorit ka prekur thellësisht industrinë turke të argëtimit dhe publikun.
Në tërmet u bë e ditur se ka vdekur edhe aktorja Emel Atici së bashku me vajzën e saj. /Telegrafi/