Qytetet e jugut të vendit, si Gjirokastra, Vlora dhe Saranda janë tronditur mbrëmjen e së shtunës nga lëkundja e një tërmeti me fuqi 5.3 ballë.
Tërmeti, që kishte si epiqendër Janinën e Greqisë, në kufi me Shqipërinë, i regjistruar në orën 22:25, është ndjerë dhe në Tiranë.
“Panorama” raporton se për pasojë janë shembur dy shtëpi, njëra në fshatin Xhoxhaj dhe tjera në Rabije të Tepelenës.
Mirëpo, për fat, këto banesa janë të braktisura nga qytetarë të cilët janë larguar jashtë Shqipërisë në emigracion.
Amortizimi i tyre ka bërë që të shemben nga lëkundjen e tërmetit me fuqi 5.3 ballë, kurse për shtëpi të tjera nuk ka raporte për dëme.