Tirana u godit sot nga dy tërmete të cilat sipas raportimeve të para përveç dëmeve materiale, ka edhe mbi 25 të lënduar.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila bën të ditur se forcat e Emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevojë.
Ajo u bën thirrje qytetarëve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e telefonit:
Policia e shtetit 129, Policia Bashkiake 042419465, Zjarrfikësja 128 dhe Urgjenca 127.
Ndryshe, sot pas orës 16.00 Shqipëria është goditur nga dy tërmete, të cilat janë hetuare edhe në Kosovë, Itali, Mal të Zi, Kroaci dhe vende tjera.