Një tërmet me madhësi prej 4.4 shkallë goditi Shqipërinë, ndërsa u ndje edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.
Epiqendra ishte në Kukës, me thellësi prej 10 kilometrave.
Në vend tërmeti është ndjerë në Mavrovë, Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. Disa minuta më vonë u regjistrua një tërmet i ri, por më i vogël, me madhësi prej 3.8 në shkallë Rihter. Pastaj u regjistrua edhe një tërmet me madhësi prej 4.3 shkallë afër Peshkopisë.
Vitin e kaluar Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë ku humbën jetën mbi 50 persona./Telegrafi/