Sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës (USGS), një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 shkallë Rihter ka goditur sot Indonezinë.
Tërmeti ndodhi rreth orës 18:00 me orën lokale (09:00 GMT) në ishullin Halmahera, në arkipelagun Moluk në një thellësi prej 10 kilometrash.
“Tërmeti ishte mjaftueshëm i fuqishëm dhe detyroi banorët të dilnin nga banesat e tyre, shumë prej të cilëve për shkak të panikut qëndruan në rrugë”, njoftoi Mansur, një përfaqësues lokal i agjencisë së menaxhimit të katastrofave.
“Autoritetet po analizojnë situatën por nuk kanë informacione mbi viktima të mundshme apo dëme për momentin”, njoftoi një përgjegjës.
Po ashtu, instituti ka njoftuar se një tërmet është regjistruar në pjesën perëndimore të bregdetit të Australisë. Fuqia e tërmetit ishte 6.5 shkallësh të Rihterit. /Telegrafi/