Autoritetet japoneze kanë paralajmëruar qytetarët për një cunami të mundshëm, pasi që ky vend sot është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 7.2 magnitudë.
Megjithatë autoritetet disa orë më vonë kanë bërë të ditur se nuk ka ndonjë arsye për brengë, lidhur me ndonjë cunami të mundshëm që mund të shkaktohet si pasojë e tërmetit, transmeton Telegrafi.
E në rrjetet sociale janë shfaqur pamjet e para, ku shihet se sa i fuqishëm ishte tërmeti në momentin kur shkundi tërë Japoninë.
M7.2 Strong earthquake in Tohoku, Shindo 5強 (Strong) Tsunami warning ⚠️ around Ishinomaki (Miyagi) – it was fairly long here in Tokyo, felt like a Shindo 3. pic.twitter.com/ifCytRd4jn
— John Daub (ONLY in JAPAN) (@ONLYinJAPANtv) March 20, 2021
Dallgët prej një metri të larta kanë goditur shtëpitë përreth plazheve, kurse deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëmet materiale.
Dridhjet janë ndjerë deri në Tokio. E banorët bëjnë të ditur se dridhjet janë ndjerë gjatë e në Miajig, ku edhe ndodhi tërmeti, banorët kanë mbetur pa energji elektrike. /Telegrafi/
https://twitter.com/nhk_news/status/1373207819885887490?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1373207819885887490%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3648623%2Fpogledajte-sokantne-snimke-razornog-zemljotresa-u-japanu-sve-se-treslo-video
https://twitter.com/nhk_news/status/1373205173972185094?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1373205173972185094%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3648623%2Fpogledajte-sokantne-snimke-razornog-zemljotresa-u-japanu-sve-se-treslo-video