Një tërmet prej 6.4 shkallësh Rihter goditi qytetin e Mindanao të Filipineve, në një thellësi prej 473 kilometrave.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raporti fillestar i cili u rishikua më vonë, tregoi se madhësia e tërmetit u regjistrua me 6.3 Rihter.
Ndërkohë, agjencia e sizmologjisë së Filipineve tha se po priste dëmtime nga goditja, mirëpo sipas ekspertëve nuk kishte ndonjë kërcënim për tsunami duke marrë parasysh natyrën e tërmetit.
“Nuk ka asnjë kërcënim shkatërrues për një tsunami, bazuar në të dhënat e disponueshme”, tha agjencia. /Telegrafi/