Një grua 100-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj, pas tërmetit 7.8 ballësh që përfshiu Zelandën e Re.
Margaret Edgar ndodhej në gjumë brenda shtëpisë së bashku me djalin dhe nusen e tij , kur u shkaktua goditja e tërmetit në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ky tërmet shkatërroi plotësisht shtëpinë e tyre dhe i la të tre të bllokuar nën rrënoja, përcjell tvklan.al.
Djali i zonjës Margaret gjeti vdekjen, ndërsa 100 vjeçarja dhe nusja e djalit arritën të nxirren të gjalla prej rrënojave nga ekipi i shpëtimit pas një kërkimi të gjatë.
Deri më tani Kryeministri i Zelandës së Re, John Key ka konfirmuar 2 viktima si pasojë e tërmetit.