Tërmeti i ditës së sotme ka terrorizuar banorët e fshatit Bashaj në Vlorë, pasi lëkundjet kanë shkaktuar dëme të shumta dhe vijojnë te jenë prezente.
Të paktën dy banesa janë dëmtuar për shkak të lëkundjeve në këtë fshat të Vlorës, teksa banorët mbeten të trembur edhe në zonat përreth.
Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë, shkruan tch.
Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra. /Telegrafi/