Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përmes një njoftimi të bërë për media ka dhënë detaje për tërmetin që ndodhi sot në orët e mëngjesit në Kosovë.
Në njoftim thuhet se, bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftim thuhet se, thellësia hipoqendrore ishte 4 km, dhe se epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.
Tërmeti në fjale është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit. /Telegrafi/